E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Edi Rama nuk i lejoi gazetarët e Kosovës të bëjnë pyetje

- Advertisment -spot_img

Gazetarët nga Kosova nuk janë lejuar që të bëjnë pyetje në konferencën e përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Për këtë ka njoftuar gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica, në një postim në Facebook.

Sipas tij, në konferencë kanë qenë gazetarët e gjashtë mediave nga Kosova dhe për 40 minuta kanë kërkuar fjalën për ti bërë pyetje kancelares Merkel, por që thotë se një gjë e tillë nuk iu është lejuar.

Tutje, ai ka treguar se pyetjet e tyre kanë qenë rreth Kosovës, marrëveshjes përfundimtare, dialogut, liberalizimit të vizave dhe Open Ballkan.

Në këtë video është dora ime, dhe e dy kolegëve të tjerë nga mediat kosovare. E kërkuam fjalën që nga fillimi i konferencës mes Kancelares Angela Merkel e Edi Rama. Ishte e kot, as pas 40 minutave të konferencës nuk na u dha fjala, të 6 mediave nga Kosova (sa ishim prezente e të akredituara) që t’i bëjmë ndonjë pyetje kancelares gjermane. Sigurisht temë kyqe e jona ishte Kosova, Serbia, marrëveshja përfundimtare, dialogu, liberalizimi, Open Ballkan etj.

Enis Reçica – Gazetar i Klan Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Vrasësi i 23 vjeçares nuk pendohet/ Elton Metaj justifikohet se e kërcënuan dhe ishte tronditur

Artikuj të ngjashëm