Tetë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, mes tyre një 5-vjeçar

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë pesëvjeçar nga Saranda.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 3559 mostrave, ndërsa 650 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Janë shëruar 482 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 182.610 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2888 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 172.464, ndërsa janë 7258 raste aktive./observeri/

Lexo edhe: Përfundon numërimi i votave me kusht në Kamenicë