E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Përfundon takimi i Kurtit me opozitën/ DETAJE

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, mbrëmë i ka ftuar liderët e subjekteve opozitare në Kuvend, dhe sot në mëngjes ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, njofton zyra e kryeministrit, përcjell Observeri.

Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës.

Lexo edhe: Banori serb i Bërnjakut: Kurti e Vuçiq të na lënë të jetojmë të qetë, shqiptarët janë shokët e mi

U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë.

Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm