E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Merkel për “Open Ballkan”: Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet

- Advertisment -spot_img

Kancelara gjermane Angela Merkel në një konferencë për media me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet nga asnjë nismë tjetër por thjeshtë gjërat mund të përshpejtohen përmes nsmave të tjerë.

Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje dhe në këtë kontekst ai s’mund të zëvendësohet. Gjërat mund të përshpejtohen brenda këtij procesi. Ballkani ka mësuar të bashkëpunojë e jo vetëm të qëndrojë me njëri-tjetri”, ka thënë ajo duke shtuar se Ballkani “ka shumë miq në Evropë.

ka thënë ajo

Ndërsa kryeministri Rama ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk është diçka kundër Procesit të Berlinit. Ai e ka quajtur këtë iniciativë “mjet të rajonit” për të implementuar Procesin e Balllkanit.

Ai ka thënë se Ballkani i Hapur është krijuar jo për të përjashtuar ndonjërin prej vendeve por për të mos u varur nga teoritë e konspiracionit të tjetrit.

Pengesa për të ecur më shpejtë është që Serbia nuk e pranonte lëvizjen lirë të njerëzve sepse kishte paragjykimin se nëse ne fusim lirinë e lëvizjes, lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për vetën e vet por bënë teori konspiracioni për Open Ballkan. Traseja është e shtruar, Open Ballkan është mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit.

ka thënë ai

Ballkani i Hapur është iniciuar nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia me qëllim të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, ndërkaq Kosova e ka refuzuar me arsyetimin se është e fokusuar vetëm në Procesin e Berlinit.

Ndërkohë që nuk janë lejuar pyetjet e gazetarëve nga Kosova me arsyetimin se koha dhe numri i pyetjeve janë të kufizuara.

Artikuj të ngjashëm