E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Kurti, intervistë për mediumin kroat – Kosova nuk është problemi, por Serbia dhe presidenti i saj Vuçiq

- Advertisment -spot_img

Në vazhdën e tensioneve të fundit në veri të Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit – dhe për çështje të tjera – televizioni kroat HRT ka realizuar një intervistë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë drejtim, në pyetjen e bërë Kurtit rreth asaj nëse targat çuan në këtë situatë apo situata është më e ndërlikuar, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova nuk është problemi, por Serbia.

Ne ende kemi probleme me Serbinë, Kosova nuk është problem. Problemi është Serbia, veçanërisht presidenti i atij vendi që mendon dhe flet si në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Kalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë në krizë jo për shkak të serbëve, por për shkak të presidentit të Serbisë

ka thënë fillimisht Kurti, përcjell TObserveri.

Tutje, ai ka bërë të ditur se deri më tani më shumë se 11 mijë automjete nga Serbia morën targat e përkohshme të Republikës së Kosovës pa asnjë problem.

Ata bashkëpunuan me policinë tonë dhe institucionet tona

ka thene Kurti

Veç kësaj, Kurti thotë se njerëzit në barrikada paguhen nga Serbia.

“Disa prej tyre kanë një dosje të aktiviteteve kriminale në të kaluarën, ata kanë pikëpamje ekstreme për politikën dhe botën. Disa prej tyre gjithashtu morën pjesë në një përpjekje për grusht shteti në Malin e Zi pesë vjet më parë”.

thote Kurti.

Ndërsa i pyetur nëse mendon se Aleksandar Vuçiq dëshiron të provokojë një konflikt ndërkombëtar, ai përgjigjet se nuk mund të mendojë ndryshe.

Ata sollën ministrin e Mbrojtjes në kufi me Kosovën, së bashku me ambasadorin rus në Serbi dhe Atasheun e Mbrojtjes të Federatës Ruse në Beograd. Në të njëjtën ditë ata i vunë zjarrin një ndërtese në Zubin Potok. Gjithashtu, MiG-29 po sillet rreth Kosovës, helikopterë dhe automjete të blinduara të prodhuara nga Rusia… Pra, ata erdhën me një arsenal ushtarak në kufijtë e vendit tonë. Forcat tona speciale janë atje, si në Brnjak ashtu edhe në Jarinje. Të mos harrojmë, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2008, ata dogjën pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak

shtoi Kurti.

Sidoqoftë, ai ka shprehur gatishmërinë e tij për të folur dhe negociuar me Serbinë.

Po pres që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dërgojë mesazhe të qarta në Serbi.

tha ai.

Kurti ka thënë se qytetarët serbë që janë vendosur në barrikada në Jarinjë e Bërnjak paguhen nga Serbia.

“Disa prej tyre gjithashtu morën pjesë në tentim grusht-shteti në Mal të Zi pesë vjet më parë”, thotë Kurti.

Gazetarët e mediumit kroat e kanë pyetur kryeministrin Kurti edhe rreth një deklarate të tij se nëse një referendum do të mbahej në Kosovë, dhe sipas Kushtetutës ai nuk mund të mbahet, ai do të votonte për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ne jemi dy shtete, Kosova dhe Shqipëria, por nuk jemi dy kombe. Ne jemi një komb. Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, ne kurrë nuk mund të harrojmë se nuk është kufiri shqiptar apo kufiri i Kosovës. Është kufiri jugosllav, serb dhe në këtë kuptim ne duam që Prishtina dhe Tirana të bashkëpunojnë sa më ngushtë, të integrohen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrën.

u shpreh Kurti.

Dhe për fund, Kurti është pyetur nëse mendon se ushtarët amerikanë – që përbëjnë shumicën e KFOR-it, do të tërhiqen nga Kosova.

Unë nuk mendoj se ata do të tërhiqen. Kosova duhet të përfshihet në Partneritetin për Paqe. Imagjinoni, që nga viti 2006, ka qenë Serbia që merr armë nga Rusia, Bjellorusia dhe Kina, dhe jo Kosova. 

perfundoi Kurti.

Artikuj të ngjashëm