E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

KQZ-ja tregon mënyrën e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve

- Advertisment -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 14 nëntor 2021, do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.

KQZ njofton se të drejtën për të votuar e kanë të gjithë votuesit e komunave për të cilat do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve.

KQZ ka treguar edhe mënyrën sesi qytetarët duhet të votojnë të dielën e 14 nëntorit.

Pasi ta merrni fletëvotimin sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur. Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

Vendvotimet dhe lokacionet do të jenë të njëjtat, ashtu siç kanë qenë me 17 tetor 2021. Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00./observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm