E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Delegacioni i Serbisë në Bruksel: Ende s’ka një marrëveshje me Kosovën

- Advertisment -spot_img

Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet në Bruksel me Kosovën, Petar Petkoviq, ka përfunduar bisedimet dypalëshe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pak para orës 21:00, kanë shkruar mediat serbe, përcjell Observeri.

Sipas mediave serbe, Petkoviq nuk dha deklarata për mediat dhe delegacioni i Beogradit në këto negociata nuk mund të konfirmonte nëse bisedimet në Bruksel do të vazhdojnë nesër.

Megjithatë, vënë në pah mediat serbe, më herët, delegacioni i Beogradit konfirmoi se asnjë marrëveshje me palën e Prishtinës nuk ishte arritur gjatë bisedimeve të sotme.

Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dhe Ambasada amerikane në Prishtinë, të cilët thanë se negociatat po vazhdojnë në mënyrë që të arrihet një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

Ndërkohë kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ishte i pari që përfundoi bisedimet me ndërmjetësuesit e BE-së në Bruksel.

Sipas Bislimit, një draft marrëveshje e arritur me BE-në do të përfshijë aplikimin e “stikerave” të targave, tërheqjen e njësive speciale dhe barrikadave serbe, vendosjen e anëtarëve të KFOR -it në vendkalimet kufitare dhe formimin e një grupi pune për të adresuar çështjen e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Artikuj të ngjashëm