E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Agim Veliu e Arban Abrashi të LDK-së dalin nga lokali i Uran Ismailit

- Advertisment -spot_img

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e LDK-së, Agim Veliu dhe Arban Abrashi, janë parë duke dalë nga lokali i ish-kandidatit për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailit.

Observeri.com bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, Veliu dhe Abrashi kanë qëndruar në lokalin e quajtur Bon Vivant.

Në foton e siguruar nga Observeri shihet se si dy deputetët e LDK-së janë duke dalë nga lokali i Ismailit.

Arsyet e vizitës së deputetëve të LDK-së në lokalin e Ismailit nuk janë bërë të ditura për publikun.

Ju kujtojmë se me 17 Tetor ka përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku Prishtina ka shkuar në balotazh mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe LDK-së. Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet të dielen e 14 Nëntorit. Atë ditë qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin të parin e kryeqytetit.

Zyrtarisht ende nuk kemi ndonjë koalicion të bërë publik për opinionin e gjerë.

Artikuj të ngjashëm