32 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.558 testime janë regjistruar 199 raste të reja me coronavirus.

Po ashtu autoritetet njofton se si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën 32 persona duke e dërguar numrin e përgjithsëm të të vdekurve në 6095.

Në 24 orët e fundit u shëruan 556 pacientë ndërsa në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në këtë vend është 14.781

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 180.243, numri i pacientëve të shëruar është 159.365, i të vdekurve është 6.097. Dhe numri i rasteve aktive është 14.781

thuhet në njoftimin e MSH-së të Maqedonisë
Mund të jetë një imazh i teksti