Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Spanja, në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Spanja triumfoi me rezultatin 2:0 për ta forcuar vendin e parë në grup me 13 pikë të mbledhura pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.
Kosova e nisi më mirë pjesën e parë duke rrezikuar me Milot Rashicën në minutën e 8’. Spanja kaloi në epërsi në minutën e 33’ me Pablo Forlansin.
Vedat Muriqi rastin më të mirë për gol e pati në minutën e 51’ duke dalë i vetëm përballë portierit të Spanjës, sulmuesi kosovar goditi jashtë portës duke e shpërdoruar një mundësi të mirë për gol.
Me këtë humbje, Kosova mbetet në kuotën e katër pikëve dhe zë vendin e katërt në grup pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.
Për Kosovën, humbja nga Spanja erdhi pas barazimit me Greqinë (1:1) dhe fitores ndaj Gjeorgjisë (1:0). Në duelin ndaj Spanjës, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes nuk e bëri asnjë zëvendësim.