Xherdan Shaqiri ka asistuar dy gola për Zvicrën në ndeshjen kundër Lituanisë.
Zvicra po kryeson 3:0 në ndeshjen që po luhet në Lituani dhe është e vlefshme për Grupin C të eliminatoreve për Botërorin 2022.
Shaqiri asistoi golin e parë dhe të tretë, të dy të shënuar nga Breel Embolo, në minutat e 31-të dhe 45-të. Renato Steffen në minutën e 42-të realizoi golin e tjetër të Zvicrës.
Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri bëri dy asistime mjaftë të mira drejt Embolos, i cili shënoi për kryesimin 1:0 të Zvicrës në udhëtim ndaj Lituanisë në ndeshjen eliminatore të Botërorit 2022.
Breel Embolon golin e avantazhit e shënoi në minutën e 31-të. Shaqiri krosoi nga korneri.
Ndeshja i takon Grupit C të eliminatoreve.
Shaqiri është titullar te Zvicra, ndërsa në stol gjendet Albian Ajeti.