E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Një tifoz e ka pësuar pasi ia veshi Shaqirit xhaketën me emblemën e UÇK-së

- Advertisment -spot_img

Tifozit që ia veshi Xherdan Shaqirit xhaketën me emblemë të UÇK-së, i është ndaluar hyrja në stadiume të futbollit në Zvicër, ka njoftuar Federata e Futbollit të Zvicrës në Twitter.

Në reagimin e saj, Federata e ka quajtur të papranueshme që stadiumet e futbollit dhe intervistat të përdoren për propaganda politike, ndërsa e ka cilësuar sjelljen e Shaqirit si shembullore.

Lexo edhe: Kush është lojtari më i mirë aktual në Evropë – zbulohet renditja

Shaqiri ishte duke u intervistuar pas ndeshjes eliminatore të Botërorit 2022 kundër Irlandës së Veriut, që Zvicra e fitoi 2:0. Ai hoqi xhaketën dhe e mbajti në dorë, ndërsa thjeshtë qeshi.

Është e papranueshme, që personat keqpërdorin stadiumet e futbollit, e në këtë rast edhe intervistën e një futbollisti pas ndeshjes, për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk u përgjigj. Personi fajtor u mor në pyetje nga Policia dhe atij i është vendosur një ndalim i hyrjes në stadiume

Federata e Futbollit të Zvicrrës

Artikuj të ngjashëm