E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

Nesër fillon shitja e biletave të ndeshjes Kosovë – Gjeorgji

- Advertisment -spot_img

Të shtunën prej orës 12:00 fillon shitja e biletave për ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Gjeorgjisë. Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja të premten mbrëma.

Ndeshja Kosova – Gjeorgjia luhet të martën në “Fadil Vokrri” dhe i takon eliminatoreve për Botërorin 2022. Biletat do të shiten në pikat e shitjes së Artmotion.

Sipas vendimit të qeverisë, lejohet shfrytëzimi i 30 për qind të kapacitetit të stadiumit.

FFK-ja ka njoftuar se një person mund t’i blejë dy bileta, duke prezantuar letërnjoftimin. Ka kohë që nuk janë shitur bileta për ndeshje të Kosovës, për shkak të pandemisë. Por entuziazmi që ishte për ndeshjet e Kosovës para pandemisë, vlerësohet se nuk është më.

Për tribunën perëndimore bileta kushton 20 euro. Për lindje kushton 10 euro, ndërsa për veri e jug 5 euro./Observeri/

Artikuj të ngjashëm