E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Luan Krasniqi flet për meçin Fury-Wilder, tregon kush do të fitojë super-përballjen e peshave të rënda

- Advertisment -spot_img

Ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi i është bashkuar debatit në lidhje me meçin e shumëpritur të peshave të rënda mes Tyson Fury dhe Dontay Wilder.

Britaniku Fury dhe amerikani Wilder do të ndeshen përsëri mes vete në meçin e tretë në pak kohë.

Njëra përballje përfundoi me barazim dhe tjetra me fitoren e Furyt, ndërsa meçi i tretë pritet me entuziazëm të madh.

Shumë njohës të boksit dhe tifozë janë ndarë në dysh në lidhje me fituesin e kësaj super-përballje të peshave të renda në WBC.

I fundit që i është bashkuar debatit është ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi, i cili favorit e sheh britanikun Fury.

Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi

Fury është i favorit për mua, ai është më i kompletuar nga të gjithë boksierët e peshave të rënda. Pyetja është: A është ai i përgatitur fizikisht dhe mendërisht, ashtu siç kërkon një luftë e tillë? Nëse është kështu ai do të fitojë.

Luan Krasniqi – Ish-boksier

Ky meç është paraparë të zhvillohet më 9 tetor në T-Mobile Arena në Las Vegas (me fillim rreth orës 3:00 të mëngjesit të ditës pasuese me kohën tonë lokale).

/observeri/

Lexo edhe:  Shkarkohet Luan Hoti, kryeshefi i Stacionit të Autobusëve

Artikuj të ngjashëm