E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Shqipëri – San Marino

- Advertisment -spot_img

Nesër zhvillohet ndeshja shumë e rëndësishme për Shqipërinë.

Kombëtarja e Shqipërisë e pret nesër në “Elbasan Arena” San Marinon nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ‘kuqezinjtë’ që do të hyjnë në këtë ndeshje pas triumfit ndaj Hungarisë.

Tani ekipi i Edy Reja kërkon të arkëtojë edhe tre pikë të tjera që do ti mbajnë në garë për vendin e dytë, pozitë kjo që siguron Play-Offin e kualifikimeve.

Të gjithë në stadium nesër për ta mbështetur KOMBËTAREN.

Federata Shqiptare e Futbollit

Tashmë kanë dalur edhe biletat në shitje për këtë ndeshje, çmimi i tyre dallon varësisht nga pozita e tribunës.

Çmimi më i lirë i biletave është 500 lekë, ndërsa më e shtrenjta është ajo VIP që mund të blihet për 10 mijë lekë.

Lexo edhe: Kapet një tjetër sasi kokaine në portin e Durrësit/ Detaje

Postimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm