E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Kurti pas fitores së Shqipërisë ndaj Hungarisë: Përjetuam gëzim të madh

- Advertisment -spot_img

Albin Kurti shprehu gëzim për fitoren e Shqipërisë kundër Hungarisë në futboll.

Sot u zhvillua një nga lojërat kualifikuese për botërorin Katari 2022 ku Shqipëria mposhti Hungarinë me rezultat 1 me 0.

Rezultat i mirë ky për Shqipërinë dhe kualifikimin në kampionatin botërorë.

Një kualifikim i tillë do të ishte hera e parë për Shqipërinë në organizim si Katari 2022.

Kryeministri Kurti shprehet i gëzuar për fitoren dhe uron që gëzimi të vazhdojë edhe me Kosovën në lojën e sotshme.

Ndeshjes sonë me Greqinë i parapriu fitorja e Shqipërisë kundër Hungarisë. Minutat e fundit ishin vendimtarë për të përjetuar një gëzim të madh. Shpresojmë e urojmë që ky gëzim të bëhet edhe më i plotë në orët e fundit të ditës së sotme, me Kosovën triumfuese.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Pas golit te pësuar ne minutën e fundit te pjesës së parë Kosova është duke humbur 1 me 0 kundër Greqisë.

/observeri/

Lexo edhe: Shqipëria avancon në fund të ndeshjes

Artikuj të ngjashëm