E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kosova luan sot miqësoren ndaj Jordanisë

- Advertisment -spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sot (e mërkurë) me Jordaninë në një ndeshje miqësore e paraparë për datat e lira të FIFA-s për muajit nëntor.

Dardanët janë nikoqir të kombëtares aziatike në miqësoren e luksit të paraparë para ndeshjes mbyllëse kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ky takim pritet të zhvillohet sot me fillim nga 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova do të udhëhiqet nga slloveni Primoz Gliha, i cili është zgjedhur ta zëvendësojë për këto dy ndeshje të shkarkuarin Bernard Challandes.

Katër ditë më vonë, më 14 nëntor, Kosova do të luajë me Greqinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës.

Ky takim do të zhvillohet në udhëtim.

Artikuj të ngjashëm