E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Formacioni i mundshëm i Kosovë ndaj Gjeorgjisë: Challandes pritet t’i bëjë disa ndryshime nga takimi me Suedinë

- Advertisment -spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës do të tentojë që të mbyllë fazën e ndeshjeve të tetorit me fitore, derisa është nikoqir i Gjeorgjisë.

Dardanët kanë katër pikë në Grupin B dhe sot (e martë) i presin gjeorgjianët në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Bernard Challandes përmes konferencës për media bëri të ditur se ata duhet të luajnë më fizikisht dhe mos t’i bëjnë gabimet e njëjta si në humbjen 3-0 ndaj Suedisë në javën e kaluar.

Për këtë takim të sotëm, strategu zviceran pritet të luajë me skemën 4-3-3 dhe redaksia e Telegrafi ua sjell atë:

Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, që ishte fantastik me disa pritje të tij në takimin ndaj suedezëve, duke u vlerësuar lartë edhe nga tifozët e Kosovës.

Në mbrojtje do të jenë katërshja, Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti nga krahët, me Amir Rrahmanin e Betim Fazlijin që luajnë në qendër.

Ibrahim Dreseviq do të jetë sërish në rolin e mesfushorit defanziv, derisa para tij do të jenë të vendosur Bersant Celina dhe Florian Loshaj.

Në sulm, Vedat Muriqi do të ndihmohet nga Milot Rashica e Elbasan Rashani, duke shpresuar të shënojnë gola.

Kujtojmë se Kosova e fitoi takimin e parë si mysafir i Gjeorgjisë me rezultat minimal 1-0 dhe goli u realizua nga Muriqi.

/observeri/

Lexo edhe: Babai i njërit nga të arrestuarit për terrorizëm: Djali është praktikues i fesë sikurse e gjithë familja, ne s’kemi dyshuar kurrgjë tek ai

Artikuj të ngjashëm