E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Formacionet zyrtare: Shqipërisë i duhet medoemos fitorja ndaj Hungarisë

- Advertisment -spot_img

Shqipëria dhe Hungaria do të takohen në kuadër të Grupit I në kualifikimet për Kupën e Botës.

Të dy kombëtaret i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ky takim është tejet vendimtar për kuqezinjtë tanë, pasi aktualisht kanë gjashtë pikë dhe u duhet medoemos fitorja.

Në anën tjetër, hungarezët kanë një pikë më shumë dhe në rast fitoreje mund të plasohen në vendin e dytë.

Formacioni startues i Shqipërisë është: Berisha, Doka, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Abrashi, Gjasula, Trashi, Uzuni, Bajrami, Balaj.

Formacioni startues i Hungarisë është: Gulacsi, Fiola, Orban, Szalai, Kleinheisler, Gazdag, Nagy, Lang, Botka, Szoboszlai, Sallai.

/observeri/

Lexo edhe: Pesëdhjetë të lënduar në protestat në Mal të Zi

Artikuj të ngjashëm