E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Edhe pse u nokautua dy herë, Fury në fund arriti të fitonte ndeshjen ndaj Wilder

- Advertisment -spot_img

Shtatë runde para se Tyson Fury të siguronte fitoren në përballjen triologjike kundër Deontay Wilder me një nokaut në rundin e 11-të, ‘Gypsy King’ u duk se pati vështirësi ta mënjanonte fuqinë e tmerrshme të rivalit amerikan, sidomos në rundin e katërt.

Në këtë raund, amerikani nokautoi kampionin dy herë, për ekstazën e të gjithë të pranishmëve.
Kjo ishte hera e parë në karrierë për Furyn që pësoi dy nokaute brenda një meçi.

Për ta përmbledhur sa e çmendur ishte kjo përballje, vetëm një raund më herët ishte Fury ai që po nokautonte Wilderin.

Sidoqoftë, nuk mund ta mohojmë se Wilder pati një start të ndritshëm mbrëmë me këto dy nokaute të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

Tyson Fury vs Wilder

Artikuj të ngjashëm