E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Challandes flet për dorëheqjen e mundshme nga Kosova: Kam mbijetuar që tri vite e gjysmë, shpresoj ta bëj përsëri nesër

- Advertisment -spot_img

Bernard Challandes ka folur rreth një dorëheqje të mundshme nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Kosovës.

Tekniku zviceran u pyet nëse ka menduar largimin nga stoli i Përfaqësueses së Kosovës, por ai ka befasuar me përgjigjen e tij.

Challandes ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm për presionin që do të ketë nga dita e parë dhe ka mbijetuar për tri vite e gjysmë në pozitën e trajnerit te Kosova.

Ai ka thënë se synon që të mbijetojë edhe ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë dhe pastaj do të flas me FFK-në për të ardhmen e tij.

Unë jam i kënaqur me këtë ekip dhe kurrë nuk frikësohem nga shkarkimi, nëse Federata e sheh të arsyeshme, atëherë në rregull por nëse e sheh të arsyeshme për të vazhduar bashkëpunimin, nuk ka problem. Prej ditës së parë kur kam firmosur kontratën e kam pasur të qartë se çdo ditë është mbijetesë. Unë kam mbijetuar ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje

ka thënë ai.

Shpresoj që të mbijetojë edhe nesër, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë

u shpreh tekniku zviceran.

Kosova deri më tani ka grumbulluar katër pikë pas gjashtë xhirove në grupin B, teksa pret Gjeorgjinë ku kërkon nj tjetër fitore./Obseveri/

Artikuj të ngjashëm