Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka treguar disa herë se nuk gëzon respekt për disa prej emrave shqiptarë eminent të muzikës hip-hop.
E një ndër ta duket se është edhe reperi shqiptar Unikkatil, i cili jeton dhe vepron në Amerikë.
Me këtë të fundit, Fero madje është tallur publikisht në rrjetet sociale, duke e etiketuar atë në njoftimin e një restoranti që po kërkonte ndihmës-kuzhinier/e, skarist/e dhe enëlarës/e.

Në mesin e shumë komenteve, mund të shihet se spikat kometi i reperit nga Gjilani, i cili i është referuar faktit që flitet se Unikkatil punon në një rrjet restorantesh në Amerikë.
Replikat e këtij komenti kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve janë befasuar nga kjo tallje e tij.