E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Dua Lipa merr pjesë në mbrëmjen festive të Donatela Versace

- Advertisment -spot_img

Dua Lipa, Iris Law dhe Donatella Versace i magjepsën të gjithë me dukjen në festën e “Frieze” dhe “Versace” në Londër të premten.

Këngëtarja, 25 vjeçe, e cila sapo ka kryesuar listat me këngën e saj të vetme “Cold Heart” (një bashkëpunim me PNAU dhe Elton John) shfaqi këmbët e saj të tonifikuara në një mini fund ngjyrë vjollce me shkëlqim dhe taka jeshile të materialit saten.

Bukuroshja e shoqëroi fundin me një bluzë të ndritshme jeshile dhe një zinxhir të trashë prej ari, shkruan DailyMail.

Flokët e saj të zeza ishin rregulluar në stilin bisht.

Iris, 21 vjeç, u shfaq me dekoltenë e saj të hapur, pasi kishte veshur një palë reçipeta të zeza, blu dhe rozë, të shoqëruara me një fund.

Milionerja Donatella Versace, 66 vjeçe, dukej sfiduese e moshës e veshur me një fustan të argjendtë, të shoqëruar me grim dramatik të syve, teksa iu bashkua Duas për një bisedë në darkë.

Të famshmit si Liam Payne dhe Maya Henry ishin gjithashtu të pranishëm në ngjarje.

Dua Lipa
Foto e bërë nga Dave Benett

Artikuj të ngjashëm