Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur kreut të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Observeri.
Haradinaj një ditë më parë kishte kërkuar ditë më parë nëpërmjet një postimi dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Ai e kishte pyetur Kurtin se “Ku po na çon?”.
Lexo edhe: Ministri Mehaj e dekoroi me medalje kolonelin amerikan
Ku po na çon?” Albin – pyet Ramushi në shumës. Mbase mirëfilli donte me ditë: në Dyz a në Dubravë?! E ka kap frika. Mirëpo Albini nuk çon askënd në burg. Drejtësia mundet, mbasi të provohet faji. Prandaj, mos u tut Ramush! Sigurisht, nëse e di veten të pafajshëm para drejtësisë
Feraj ishte kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.