E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Zyrtari i arrestuar i Prokurimit dyshohet se kërkoi pesë për qind të tenderit, u kap në flagrancë duke i pranuar 8 mijë eurot e para

- Advertisment -spot_img

Dy zyrtarë të Agjencisë Qendrore të Prokurimit janë arrestuar të premten nën dyshimin për korrupsion.

Një nga të arrestuarit është Mursel Raci, drejtor për prokurime të veçanta në AQP. Dy të arrestuarit tjerë janë A.B. dhe E.R.

Mursel Raci, drejtori për prokurime të veçanta në AQP dyshohet se ka kërkuar pesë për qind të tenderit që kap vlerën e rreth 400 mijë eurove.

Në vlerë monetare, kjo nënkupton 20 mijë euro.

Raci thuhet se është zënë në flagrancë nga Policia e Kosovës. Ai është arrestuar në zyrë, teksa ka pranuar 8 mijë eurot e para.

Për arrestime sot njoftoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se janë të pakompromis në luftën ndaj grupeve të organizuara kriminale.

Policia ka konfirmuar aksionin duke thënë se janë arrestuar tre persona, dy prej tyre punonjës në AQP mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare./Observeri/

Lexo edhe: Policia jep detaje rreth aksionit ku u konfiskuan 17 kg drogë

Artikuj të ngjashëm