E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Zyrtarët policor në veri duke u ushqyer me shujta të nxehta/ FOTO

- Advertisment -spot_img

Gjatë ditës së djeshme një mori shkrimesh në rrjetet sociale qarkulluan në të cilat u kritikua ushqimi i zyrtarëve policor gjatë kohës sa po qëndrojnë në disa zona të ndryshme në veri të Kosovës.

Zyrtarë të shumtë policor po qëndrojnë në pika të ndryshme të veriut të vendit për të mbajtur rend dhe siguri në lidhje me ngjarjen e cila po zhvillohet nga qytetarët e veriut të Kosovës në lidhje me zëvendësimin e përkohshëm të tabelave të Serbisë dhe vendosjen e atyre të Kosovës në çdo pikë kufitare që lidh dy shtetet.

Dje doli një fotografi që mori shumë kritika. Në fotografi ishin disa zyrtarë policorë me shujtën e tyre të ushqimit, bukë e pashtetë.

Lexo edhe: Bukë e pashtetë, shujta e Njësisë Speciale të Kosovës në Bërnjak

Kjo fotografi doli të mos jetë ashtu siç duket.

Secilit zyrtar policor në mëngjes u ofrohet një shujtë me ushqime të ftohta, ndërsa në mbrëmje shujtat ushqimore janë kryesisht gjella të nxehta, raporton Kallxo, transmeton Observeri.

Gjithashtu zyrtarët policor posedojnë edhe një kabinë ku me ndërrime ushqehen dhe më pas kthehen në pikën në të cilën janë ngarkuar për të qenë më pas në gatishmëri për çdo zhvillim të ri.

Foto: Kallxo.com

Deri më tani nuk është raportuar për asnjë incident të rëndë në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës e ku pikat më të nxehta po konsiderohen në Jarinjë dhe Bernjak./observeri/

Artikuj të ngjashëm