E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Zyra e Kryeparlamentarit sqarohet pse nuk pati takim Konjufca-Rama

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës një ditore që po zhvillon në Kosovë ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe udhëheqës të partive opozitare.

Mirëpo, sipas agjendës, Rama nuk do të zhvilloj takim më kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Sipas përgjigjes së Zyrës së Kryeparlamentarit për Telegrafin, Konjufca në agjendën e tij kishte shkuarjen në Bërdo të Sllovenisë, mirëpo sipas tyre anulimi i vizitës së tij është bërë për arsye të situatës në veri të vendit.

Lexo edhe: Ministri Sveçla priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë

Kur jemi kontaktuar nga protokolli nga kabineti i zotëri Edi Rama, në agjendë ka qenë të jemi sot në konferencë në Bërdo, mirëpo kryetari e ka anuluar konferencën për shkak të situatës në veri. Kjo është arsyeja.

Ilir Kërceli, Këshilltar i Kryeparlamentarit Glauk Konjufca

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm