E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Zjarri në Spitalin Modular, të premten paralajmërohet protestë në Tetovë

- Advertisment -spot_img

Nesër prej orës 13:30, është paralajmëruar protestë në sheshin “Iliria” të Tetovës, për të kërkuar drejtësi në lidhje me rastin tragjik të 8 shtatorit, ku si pasojë e djegies së Spitalit Modular për Kovid në Tetovë humbën jetën 14 persona.

U bej apel të gjithë shqiptarëve që me datë 17.09.21 të grumbullohemi në sheshin e Tetovës për rastin e 14 kufomave se ato janë djegur dhe nuk është vdekje natyrale kështu që duhet të merret përgjegjësi drejtësi sepse ekspertet gjerman i thërrasim ta bëjnë ekspertizën mirë po duhet edhe punën ta bëjmë deri në fund si gjermanët, domethënë, me pas përgjegjësi drejtësi sepse tragjeditë ndodhin në të gjitha shtetet e botës, por ka përgjegjësi”, shkruan Ibin Emshi, i cili i ka humbur babain dhe vëllain në rastin tragjik. Ai gjithashtu i rithekson kërcënimet ndaj tij, ryshfetin në spital dhe pakujdesinë e autoriteteve shëndetësore.

Lexo edhe: Petkoviq: Beogradi është për vazhdim të dialogut, por Prishtina po ikë nga të gjitha temat

Nga SPB Tetovë, për Portalb.mk, konfirmojnë se protesta është paraqitur, por tani për tani, nuk tregojnë se kush është personi, apo grupi i personave që e kanë paraqitur të njëjtën në polici.

Portalb.mk, jozyrtarisht mëson se organizator i protestës është Blerim Ahmedi, vëllai i “El Chekës”, i cili gjithashtu ka qenë një prej organizatorëve të protestave të fundit për rastin “Monstra

Ndryshe, më 11 shtator, me mbjelljen e 14 drunjve në Sheshin “Iliria”, u mbajt marsh paqësor i grupit të tifozëve Ballistët dhe qytetarëve të tjerë në nder të 14 viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin modular për Kovid-19 në Tetovë.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm