E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Zhvillimet në veri të Kosovës, AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme

- Advertisment -spot_img

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ka kërkuar që Kuvendi të mbajë një seance të jashtëzakonshme për këtë çështje.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të thirret një seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar situatën e krijuar në veriun e Kosovës. Menjëherë do të kërkojmë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance

ka shkruar Tahiri.

Kujtojme qe sot janë bërë tetë ditë qëkur rrugët që çojnë drejt dy pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë janë bllokuar. Rrugët drejt vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar nga serbë lokalë me kamionë e mjete të tjera të rënda në shenjë proteste ndaj vendimit për reciprocitet lidhur me targat e automjeteve.

Artikuj të ngjashëm