E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Zhizhek: Kurti ka ofruar një projekt që ka elemente të forta të demokracisë sociale dhe lëvizjeve të reja shoqërore

- Advertisment -spot_img

Filozofi i njohur slloven, Slavoj Zhizhek ka folur pozitivisht për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për N1 të Bosnje Hercegovinës.

Ai ka thënë se grupi politik i Kurtit ka ofruar një projekt nga baza e tij që ka elemente të forta të demokracisë sociale, feminizmit dhe lëvizjeve të reja shoqërore, të cilat ai i konsideron pozitive.

“Kosova mund të jetë një model, jo që modernizimi të pranohet si rezultat i një presioni. E pyeta Kurtin si i shikonte ai serbët, dhe ai më tregoi një histori të mrekullueshme – kur ai ishte në një burg me dyqind të burgosur serbë dhe tetë shqiptarë, ai kurrë nuk kishte asnjë konflikt me të burgosurit serbë. Të gjithë e mbrojtën njëri -tjetrin. Kurti nuk ka asnjë problem me Serbinë si e tillë, por me një vizion të caktuar politik”, beson Zhizhek, dhe shton se në atë vizion politik nuk është vetëm Aleksandër Vuçiq, por edhe Edi Rama, si dhe disa të tjerë për të cilët thotë se Albin Kurti arriti t’i ‘largojë nga skena politike.

Nëse do të besoja në Zot, do të lutesha ditë e natë që diçka e ngjashme të realizohej në Bosnjë dhe Hercegovinë. Nuk funksionon në atë mënyrë që Evropa t’ju dërgojë një kontrollues që ndan mësime me ju – nuk ka asgjë që Evropa liberale të na mësojë këtu. Miku im Mladen Dolar 25 vjet më parë se Ballkani, mbi të gjitha Bosnja, funksionon si një Evropë liberale ‘e pavetëdijshme’. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ky është një rajon primitiv ku realizohen pasionet e Evropës, por është një rajon në të cilin Evropa projekton traumat e saj nacionaliste

tha Zhizhek.

/KOHA/

Artikuj të ngjashëm