E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Zgjerohet skema e shtesave për fëmijë – Të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga viti 2015 e tutje do të përfitojnë nga shtesat

- Advertisment -spot_img

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se për shkak të përformancës së mirë financiare dhe hapësirë fiskale të krijuar, sot është marrë vendimi që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.

Aplikimi do të hapet nga dita e nesërme.

Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj. Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme

ka njoftuar Murati.

Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri më 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues.

Sipas vendimit të kaluar, për fëmijët 0 deri në 24 muaj pagesa do të jetë 20 euro në muaj, e për ata nën 16 vjeç nga 10 euro./Observeri/

Artikuj të ngjashëm