E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Zëvendësministri i Infrastrukturës flet për investimet në cilësi të asfaltit

- Advertisment -spot_img

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, me postim në Facebook njoftoi për investimin në produkte të reja që do të përdoren në asfaltimin e rrugëve.

Durmishi tregon se me këto investime shpëtohen rreth 30 milionë euro dhe rritet jetëgjatësia e rrugëve.

Tash e tutje sanimet nuk do të bëhen si në të kaluarën por do të përdoren rrjeta para se të shtrohet shtresa e asfaltit. Ky produkt po përdoret për herë të parë në Kosovë dhe rëndësia e tij është se të gjitha ngarkesat vertikale i pranon rrjeta dhe në këtë mënyrë rritet jetëgjatësia e shtresës së asfaltit. Tash e tutje në çdo projekt të ri e kontratë të re do të kujdesemi që të jemi në hap me zhvillimin e teknologjisë së ndërtimit të rrugëve

Zëvendësministri i Infrastreukturës, Hysen Durimishi

/observeri/

Lexo edhe: KQZ-ja vendos të rinumëroj votat nga 23 vendvotime

Artikuj të ngjashëm