E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Zemaj: Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve

- Advertisment -spot_img

Ish ministri i Shëndetësisë, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pasi Qeveria ka miratuar ndarjen e mjeteve shtesë për dy muaj për punëtorët shëndetësorë.

Zemaj ka thënë se dinjitetit i matelbardhëve nuk shitet e as nuk blihet.

Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve, respektivisht heronjve të kohës, të cilët me vetëmohim po vazhdojnë luftën me armikun global Covid-19. Pra, kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend, duke vazhduar ofendimin me lëmosh të caktuar në emër të shtesës prej 10 për qind

ka thënë Zemaj në reagimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mjeteve shtesë për dy muaj për punëtorët shëndetësorë.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku para kabinetit qeveritar bëri propozimin e kësaj shtese.

Propozim vendimi ka për qëllim ndarjen e mjeteve në vlerë prej 1 milion e 810 mijë euro në zbatim të masës 4.1 mbështetja e shëndetësisë në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pagesën shtesë neto prej 10% të pagës bazë por jo më pak se 60 për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës

tha Gexha-Bunjaku.

Pagesa shtesë për punëtorët shëndetësorë do të ndahet për muajt nëntor dhe dhjetorë 2021.

Artikuj të ngjashëm