E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Zemaj ka reaguar për dorëheqjen e Arben Vitisë

- Advertisment -spot_img

Ish-ministri i shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi në facebook ka reaguar për doreheqjen e Arben Vitisë nga detyra e ministrit, shkruan Observeri.

Zemaj ka shkruar se sot iku nga detyra, ministri më i dështuar i qeverisë populliste.

Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune.Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19.

Lexo edhe: Rumani/ 9 të vdekur nga zjarri në spitalin për Covid-19

Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu. Dështimit nuk mund t’i ikë”, ka shkruar Zemaj.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm