E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Zemaj beson se LDK-ja do ta fitojë Prishtinën

- Advertisment -spot_img

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se beson që LDK-ja do të fitojë në Prishtinë, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Gjatë intervistës për “Përballje”, me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, Zemaj theksoi se LDK-ja jo vetëm që ka ambicie por ka edhe sondazhe pozitive nëpër disa komuna të mëdha për të fituar.

Jo vetëm që ka ambicie, por ka edhe sondazhe pozitive, por ka edhe punë shumë edhe ka kontakte të përditshme nën masat antiCOVID, në çdo komuna apo fshat.

Armend Zemaj – Deputet i LDK-së

Zemaj tha se komunat nuk janë çështje e numrit apo madhësisë së komunës, por është në interes të qytetarëve.

Në pyetjen nëse beson se do ta fitojnë Prishtinën, Zemaj tha, “Besojmë fuqishëm, sepse e kemi parë 8 vjet këtë qeverisje të LVV-së në Prishtinë”.

Me ndryshimet e mëdha në parti, Zemaj tha se pritet që LDK-ja do të kthehet aty ku e ka vendin./observeri/

Lexo edhe: Krijuesja e AstraZeneca: Virusi nuk do të pësojë mutacione më të rënda

Artikuj të ngjashëm