E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri: Kryenegociatorët të vijnë në Bruksel sa më shpejt

- Advertisment -spot_img

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, thotë se hapi i parë pozitiv në zgjidhjen e situatës në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë shkuarja e negociatorëve kryesorë të dy vendeve në Bruksel.

Ai mes tjerash tha se mbesin të përkushtuar për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë,

Që prej se ne kemi rinisur dialogun që është ende duke vazhduar nga viti 2011-të, verën e kaluar ne jemi munduar t’ju bëjmë të qartë të dyja palëve se mënyra e vetme për të arritur të ardhmen evropiane për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë arrihet nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashikimi Evropian.

Lexo edhe: Shqipëria e Kosova me sekretariat për koordinimin e marrëdhënieve dypalëshe

Stano tutje tha se ky dialoG është objektiv e i cili duhet arritur nëpërmjet kompromisit të lidhur ligjërisht përmbledhës me marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, kjo është çka BE-ja ofron dhe ne do të ofrojmë shërbime për të dyja palët për t’i ndihmuar ato që të adresojnë çështjet që mund t’i kenë për njëra-tjetrën për çfarëdo çështje të hapur që mund të kenë.

Ne jemi duke u munduar që t’ju ndihmojmë të gjejnë kompromisin e nevojshëm për t’i dhënë fund të gjitha çështjeve të hapura që kanë mes vete.

Peter Stano

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm