Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se takimi i kryengociatorëve në Bruksel nuk ka mbaruar dhe ende po bisedohet për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.
Takimi i kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i lehtësuar nga i deleguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ende nuk ka mbaruar. Negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës
ka shkruar Stano në Twitter.
Dialogue: Meeting of Kosovo & Serbia chief negotiators facilitated by EUSR @MiroslavLajcak in Brussels not over, negotiations continue to find a solution for the current crisis in the north of Kosovo.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) September 29, 2021