E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Zbulohet shkaku i krimit të dyfishtë në Tiranë

- Advertisment -spot_img

Tjera detaje tragjike dalin në dritë nga krimi i dyfishtë, që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

26-vjeçari nga Dibra, Kliton Pira, vrau me thikë të dashurën e tij ganeze, me pasaportë franceze, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah, dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit.

Lexo edhe: Obiliq/ Mërgimtari fyhet, kanoset e sulmohet fizikisht

 BalkanWeb raporton se Kliton Pira ishte njohur në internet me 31-vjeçaren ganeze. Ai jetonte prej vitesh në Tiranë, në zonën e Laprakës, ndërsa për disa vite kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Angli.

Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Pira ishte konfliktuar me 31-vjeçaren online dhe ajo kishte mbërritur të shtunën në Tiranë për t’u sqaruar.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm