E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Zafir Berisha e akuzon Haskukën për vjedhje idesh, thotë se po e kursen nga kritikat si shkak i ditëlindjes

- Advertisment -spot_img

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, e ka akuzuar kryetarin aktual, Mytaher Haskuka, për vjedhje idesh, por nuk ka folur për çka bëhet fjalë.

Ai ka thënë se “e ka kursyer” kryetarin aktual të Prizrenit Haskukën për një arsye.

“Sot kryetari e ka ditëlindjen”, tha Berisha për të vazhduar me numërimin e problemeve në qytet.

Është vërtetë një situatë e papranueshme, edhe nga vetë qytetarët, unë bashkëjetoj me qytetarët. Kjo pjesa e Tusuzit është vërtetë në gjendje të mjerueshme. Është rezultat i papërgjegjësisë të qeverisë komunale, sepse me operatorë joseriozë vepron dhe e kemi këtë gjendje. Tusuzi ka edhe probleme të tjera, hapje të rrugëve tash gjatë fushatës, pastaj problemin madhor tash e 12 vjet, të lidhjes së lagjes Tusuz me Bajram Curr e kështu me radhë

Zafir Berisha për programin “Zgjedhjet në Kohë”

Sipas tij, ka edhe shumë probleme që kërkojnë zgjidhje.

Artikuj të ngjashëm