E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Zaev për mospjesëmarrjen e Kosovës në “Open Balkan”: Është shtet i pavarur, ia respektojmë qëndrimet

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë qëndrime të kundërta sa i përket nismës për bashkëpunim rajonal “Open Balkan”.

Kosova është e pavarur, shtet sovran dhe i ndërton vet qëndrimet e saj të cilat ne i respektojmë. Besoj që në Ballkan duhet të ketë dialog. Besojmë se duhet të arrihen marrëveshje të ndryshme. Kështu do ta përforcojmë rrugën drejt BE-së.

Zoran Zaev

Lexo edhe: Ky është arsyetimi i Apelit për vërtetimin e dënimit të deputetit Ivan Todosijeviq me dy vite burgim/ Detaje

Vendi ynë  ka treguar guxim të madh për arritjen e këtij qëllimi. Ballkani nuk është bombë e kurdisur. Jam i bindur që dialogu dhe diplomacia, dora e shtrirë janë e ardhmja e një pjese të Ballkanit.

Zaev ka theksuar se bashkë me Kurtin pajtohen në pohimin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet anëtarësuar në BE përnjëherë.

Artikuj të ngjashëm