E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Xhelal Sveçla: 8 zyrtarë policorë të lënduar nga aksioni në veri

- Advertisment -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se tetë zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e tensionimit të situatës në veri të Mitrovicës, për shkak të operacionit policor të ndërmarrë sot atje, kundër kontrabandës së mallrave.

Sveçla ka kërkuar nga autoritetet zyrtare që kryesit e sulmeve ndaj personave zyrtarë, të vihen para drejtësisë.

Kosova sfidohet seriozisht nga krimi, institucionet tona janë të angazhuara të sigurojnë një ambient të qetë. Aksioni i sotëm rezultoi i suksesshëm me konfiskim të mallrave dhe arrestim të kontrabanduesve të tyre e asnjëherë ndaj qytetarëve të tjerë. Tashmë keni informata se janë tetë zyrtarë policorë të lënduar, ftoj institucionet përgjegjëse të reagojnë karshi atyre që sulmuan zyrtarë

ka thënë Sveçla gjatë një konference për media, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Sveçla ka përmendur edhe sulmet ndaj gazetarëve në veri, duke thënë se edhe ata ishin dëshmitarë të dhunës atje.

Policia e Kosovës ka zhvilluar të mërkurën një aksion kundër kontrabandës së mallrave në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës./Observeri/

Artikuj të ngjashëm