E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Vulin: Serbisë s’i duhen rusët, për kthim në Kosovë na mjaftojnë serbët e atjeshëm

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka vazhduar me fyerje ndaj shqiptarëve duke i quajtur “shiptari” dhe duke kërcënuar me forcën që ka vendi i tij.

Ai, siç përcjellin mediat serbe, në një reagim për deklaratën e ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, se Serbia po angazhon vullnetarë rusë për të destabilizuar veriun, ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për ta dhe se për okupim, apo kthim në Kosovë, siç e ka quajtur ai, mjaftojnë serbët e Kosovës.

Kur të shqiptarët mbretëron frika dhe ndërgjegjja e papastër, ata zakonisht flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiqi dhe Serbia.. As presidenti Vuçiq dhe as unë nuk po kërkojmë vullnetarë rusë.

Aleksandar Vulin – Ministri i Mbrojtjes në Serbi

Vulin më pas foli për forcën që ka ushtria serbe dhe vetë shteti i Serbisë.

Për kthim në Kosovë nuk na duhen rusët, na mjaftojnë serbët e atjeshëm. Për këtë janë bindur shqiptarët kur dërguan njësitë speciale në veri, por që i kthyen prapa të turpëruara e të mposhtura.

Tha Vulin

Vulin edhe në shumë raste të tjera ka fyer e kërcënuar shqiptarët, por edhe popujt tjerë në rajon./observeri/

Lexo edhe: Bekë Berisha: Do ta rrënojmë objektin e Komunës për të ndërtuar parking

Artikuj të ngjashëm