E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Vulin e quajti Kurtin budalla, e akuzon se po e ndez luftën

- Advertisment -spot_img

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, e ka quajtur “budalla”, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur rreth zhvillimeve në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Vulin ka thënë se nevojitet vetëm një budalla për ta ndezur luftën, dhe se ai person është kryeministri Kurti.

Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti.

Aleksander Vulin – Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi

Ai ka thënë se Serbia ka arsye për të qenë e shqetësuar.

Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çkado prej tyre. Pyes veten se cila është alternativa e BE -së, ne duhet të mendojmë për të. Ata padyshim kanë treguar se nuk ka asgjë prej tyre, nënshkrimi i tyre nuk vlen asgjë. Pyetja këtu është nëse BE -ja ka ndonjë kredibilitet për të vazhduar bisedimet, nëse mund të jetë mbrojtësja e bisedimeve tona, nëse nënshkrimi i saj nuk respektohet. Unë nuk jam i sigurt se kush nuk respektohet këtu. Nëse Kurti është BE, apo vetë BE-ja, nuk jam i sigurt.

Përfundoi Vulin

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare se ishte në dijeni që Prishtina po përgatiste aksion në veri të Kosovës.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kontaktoi ata disa ditë më parë.

Kurti padyshim kishte dritën jeshile nga disa anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare për të filluar këtë veprim. Ata nuk e kundërshtuan atë veprim, përfshirë përfaqësuesit e vendeve të Quintit. Ajo pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e dinte që një aksion po përgatitej.

Milovan Drecun – Kryetar i Komisionit parlamentar për Kosovën në qeverinë e Serbisë

/observeri/

Artikuj të ngjashëm