E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Vuçiqi konsideron marrëveshjen sukses të madh të Serbisë

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel lidhur me situatën e krijuar në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak.

Vuçiq konfirmoi se pala serbe në Bruksel pranoi, siç njoftoi BE-ja, një propozim kompromisi për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.

Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë. Tërheqja e ROSU-së është parashikuar dhe është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie për serbët.

Aleksander Vuçiq – President i Serbisë

Duke theksuar heqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, Vuçiq tha se e cilëson sukses të madh marrëveshjen e arritur sot.

Unë e konsideroj këtë një sukses të madh të palës sonë.

Tha Vuçiq

Sipas tij, pika për vendosjen e afisheve në targat e veturave të njëra-tjetrës ishte propozim i Serbisë, ndërsa tha se qytetarët e të dy anëve nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

Ne jemi ata që e propozuam vendosjen e afisheve për ta, ata nuk mund të vendosin targa të përkohshme, por do të vendosin një afishe në stemën serbe dhe kjo nuk ka kosto. Ne po përballemi me një periudhë të vështirë bisedimesh dhe një luftë të vështirë për Asociacionin. Unë nuk besoj se ata duan ta pranojnë atë.

Përfundoi Vuçiq

Artikuj të ngjashëm