E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Vuçiqi e lut UNMIK-un “t’ia tërheqë vërejtjen Prishtinës”

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot shefin e misionit të UNMIK-ut, Zahir Tanin dhe sipas njoftimit, ai ka pasur një lutje për të, “të shfrytëzojë ndikimin e tij për t’ia tërhequr vërejtjen Prishtinës”.

Vuçiq dhe Tanin janë pajtuar se prania e UNMIK-ut është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit në krahinën jugore, e Vuçiqi e ka lutur Taninin që të shfrytëzojë ndikimin e tij që t’ia tërheqë vërejtjen Prishtinës se me masat e saj të njëanshme dhe provokative po e rrit tensionin dhe po e cenon paqen e stabilitetin në rajon.

Komunikata e presidencës serbe

Sipas njoftimit, Tanini e ka falënderuar Vuçiqin për bashkëpunim dhe bisedat telefonike edhe në kohë pandemie.

Roli i UNMIK-ut në Kosovë që prej shpalljes së pavarësisë është i vogël./observeri/

Lexo edhe: Hoti tregon se kanë filluar punën në pesë lokacione në Kosovë për varreza masive

Artikuj të ngjashëm