E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Vuçiq shpreson që të arrihet marrëveshje me Kosovën

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shpreson të arrihet marrëveshje me Kosovën.

Ai ka folur për bisedimet e zhvilluara në Bruksel të mërkurën.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pati takim bilateral me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak në Bruksel, ndërsa po ashtu pati takim bilateral edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Derisa Bislimi tha se pala kosovare është pajtuar me një draft-marrëveshje të propozuar, nga pala serbe ende nuk është arritur pajtimi. Petkoviq po vazhdon ende diskutimet me Lajçakun.

Ne kurrë nuk i kushtëzojmë bisedimet, dialogun dhe për ne është diçka themelore që dialogu të jetë nën udhëheqjen e BE-së”, ka thënë Vuçiq, i cili nuk ka folur në detaje për bisedimet, por ka shtuar se është afër marrëveshja. “Unë dua të besoj se nuk jemi larg një zgjidhje të problemit aktual dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të shmangim problemet e mundshme në të ardhmen, që është e rëndësishme.

Aleksander Vuçiq – President i Serbisë

Vuçiq ka thënë se çdo lloj destabilizimi ka efekt të rëndë për gjithë rajonin, përfshirë tërheqjen e investimeve.

Ai ka pranuar se Serbia nuk mundet të futet në BE pa zgjidhur plotësisht çështjet e hapura me Kosovën./observeri/

Lexo edhe: Parandalohet kontrabandë me barna në Vërmicë, konfiskohen 100 paketime

Artikuj të ngjashëm