E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Vuçiq: Prej kohës kur Kosova shpalli pavarësinë ne mezi mbajmë hundën mbi ujë

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk beson që Kosova do të pranojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Duke folur të shtunën, pas zhbllokimit të rrugëve në Jarinjë e Bërnjak në veri të Kosovës, në ditën e 13 që nga vendosja e bllokadave prej serbëve pas vendosjes së reciprocitetit, Vuçiq ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel për shtensionim s’ka qenë e lehtë.

Nuk ka asnjë marrëveshje të lehtë për ne. S’ka asgjë të lehtë në Kosovë. Më 2008, ata shpallën pavarësinë dhe ajo njihet nga 90 për qind e shteteve më të fuqishme. Që nga ajo kohë, mezi mbajmë hundën mbi ujë. Jemi duke u mbajtur në kushte ku të gjithë bëjnë presion

ka thënë ai, raportojnë mediat në Serbi.

Të enjten, Kosova e Serbia u pajtuan për shtensionim të situatës në veri. Nga java e ardhshme të dyja vendet do të vendosin afishe në simbolet shtetërore te targat e shtetit tjetër.

Sa i përket formimit të Asociacionit, Vuçiqi ka thënë se nuk iu beson fare autoriteteve të Kosovës.

Nuk besoj se do të pranojnë Asociacionin. Nuk u besoj në asgjë sepse e di me kë kemi punë. Kurti ka thënë se Kosova e ka një problem të madh, që ka emër e mbiemër (Aleksandar Vuçiq). Jam i lumtur sepse unë dhe ekipi im investojmë shumë. është kompliment. Nëse shihni gazetat e tyre, 50 për qind janë Vuçiq. Janë aty diku si kroatët

ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm