E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Do ta informoj publikun për gjithça që po ndodh në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Rreth një orë ka zgjatur akimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, përmes një njoftimi, presidenti serb ka thënë se mes tjerash ka biseduar edhe për situatën e tensionuar që u shkaktua sot në Jarinjë.

Kam biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, për krizën e rëndë në Kosovë dhe Metohi. Unë do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri të krahinës.

shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram

Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje. Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës kanë shkuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës./Observeri/

Artikuj të ngjashëm