E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Vuçiq paraqet katër kushte për rikthim në dialog, Kurti vetëm një

- Advertisment -spot_img

Sipas mediave të Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia ka paraqitur katër kushte Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u kthyer në dialog. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vetëm një kusht për ta hequr masën për të mos i lejuar të hyjnë në Kosovë automjetet me targa serbe.

Pas dërgimit të njësive policore të armatosura ROSU në veri të Kosovës me qëllim të mbikqyrjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha qartë se nuk aryse që dialogu të vazhdojë në këtë moment. Ai paraqiti disa kushte për vazhdimin e dialogut: që Bashkimi Evropian të tregojë nëse vijon të jetë në fuqi marrëveshja e Brukselit apo jo, që policët e armatosur të tërhiqen nga veriu, që vendimi kundër Ivan Todosijeviqit të anulohet dhe që të jepen licensa për dy kompanitë serbe të energjisë elektrike, shkruan Novosti, medium i afërt me kreun e shtetit serb.

Serbia kërkon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ashtu që kreu i shtetit serb e ka pyetur Bashkimin Evropian nëse marrëveshja për të është ende e vlefshme. Kjo marrëveshje u ratifikua edhe nga Kuvendi i Kosovës. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në disa pika të marrëveshjes për formimin e Asociacionit. Kjo konsiderohet e e papranueshme për Beogradin.

Beogradi po ashtu ka kërkuar vazhdimisht licensimin e dy kompanive serbe, “Elektrosever” dhe “EPS trgovina” për furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të hënën në Kuvendin e Kosovës se vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë nuk ka qenë dëshirë e tij, por imponim nga pala tjetër.

Kurti tha se ky vendim do të jetë në fuqi derisa qytetarët e Kosovës do të paguajnë për targa kur futen në Serbi.

I lus qytetarët serbë të vazhdojnë përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të barabartë me ne. Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër. Derisa qytetarët tanë do të paguajnë për targa kur futen në Serbi, do të vazhdojnë edhe targat e përkohshme kur hyjnë në Kosovë. Kjo masë është e barabartë me atë që shteti i Serbisë e aplikon ndaj Kosovës për dy dekada. E kam bërë të ditur edhe në takimin që e kam pasur me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e misionit të BE-së, se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heqë, nëse kemi një zotim të tillë edhe nga pala e Serbisë.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Vitia sot takohet me AKK-në për rishikim të masave anti-COVID-19

Artikuj të ngjashëm