E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Vuçiq: Nëse rrezikohen serbët presim 24 orë për intervenim të NATO-s

- Advertisment -spot_img

Sonte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëri ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë.

Ai ka deklaruar se Serbia është pro paqes, por vetëm se nuk do të lejojë dhunë kundër banorëve serbë. Ai ka thënë se e ka njoftuar sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, që nëse rrezikohen serbët, do të presin 24 orë për intervenim të NATO-s.

I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë

ka deklaruar ai për televizionin Pink TV, transmeton KOHA

Vuçiq ka theksuar se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, derisa ka përmendur forcat e Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në Jarinjë.

Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tash e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe

ka shtuar ai.

/KOHA/

Artikuj të ngjashëm